Postuar: Tetor 16, 2024 | 13:37
Mesfushori i Napolit zbulon preferencat: Më pëlqejnë gratë në moshë
Në një intervistë për sllovakët e “Sport TV”, Stanislav Lobotka ka folur edhe për jetën e tij jashtë fushës së futbollit, duke zbuluar disa preferenca interesante për sa u përket femrave.“Gjithmonë më kanë tërhequr gratë më të mëdha në moshë. Deri tani diferenca më e madhe e viteve nga marrëdhëniet që kam pasur me gratë, është 17 vite më e madhe se unë”, rrëfen mesfushori i Napolit.
29-vjeçari më pas ndalet edhe te një personazh filmash hollivudianë: “A më pëlqen aktorja që luan mamanë e Stiflerit në ‘Amerikan Pie’? Sa vjeç duhet të jetë tani? Nuk e di nëse mund ta ketë kaluar pragun…”, përfundon futbollisti sllovak.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"