Mesfushori i Spanjës, Rodri: Tani e ka radhën Anglia, fitojmë trofeun
Sapo ka mbushur 28 vjeç, Rodrigo është shefi i kombëtares së Luis de la Fuentes.
Dy ditë para finales në Berlin, ai ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS” për të prekur pak nga gjithçka për futbollin. Qetësia dhe bindja e tij na lejon të marrim me mend një futbollist të sigurt disa orë para një prej ndeshjeve më të rëndësishme të karrierës së tij. Fati i ka vënë përpara Anglinë, një rival, që ai e njeh mirë, duke se prej vitesh luan për Mançester Sitin.
“I njoh mirë ata, e njoh mirë kulturën e futbollit anglez. Ata kanë një ekip shumë të talentuar, lojtarë të shkëlqyer që menaxhojnë të gjitha aspektet e lojës. Por edhe ne nuk jemi më pak të fortë. Kemi sigurinë tonë që na shtyn drejt fitores. I mundim dhe ata”, tha Rodri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"