Mesfushori i Teutës: Duam tjetër fitore, Elbasani është një kundërshtar i fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 16:52

Mesfushori i Teutës: Duam tjetër fitore, Elbasani është një kundërshtar i fortë

Në vigjilje të ndeshjes të së hënës në orën 20:00 kundër Elbasanit, në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur mesfushori i Teutës, Matias Lloci.

teuta

Ky i fundit, ka analizuar këtë takim. Lojtari shprehet se Teuta pas fitores kundër Bylisit, do të kërkojë tri pikët. Mesfushori i bluve shprehet se në këto momente nuk duhet parë fare renditja, por t’i marrin ndeshjet një nga një dhe llogaritë të bëhen në javën e fundit.

Pas asaj fitore kundër Bylisit, si e ndieni veten tashmë?

Normalisht që fitorja kundër Bylisit, si fillim na shërbeu shumë nga ana psikologjike, për më tepër që zhvilluam një ndeshje të mirë. Për fat të mirë arritëm të fitonim, por do të shohim përpara, sepse kemi një kalendar të ngjeshur. Kjo na beri që ta përgatisni ndeshjen kundër Elbasanit me të qetë dhe shpresoj që të vazhdojmë me ketë ritëm.

Si e keni përgatitur duelin kundër Elbasanit?

Kundër Elbasanit e kemi përgatitur që nuk duhet t’ia lëmë asgjë rastësisë, pasi përballë kemi një ekip shumë të mirë. Ndeshjen do mundohemi ta zgjidhim shpejt dhe kjo gjë të na jap qetësin që dëshirojmë, por që nuk duhet të bëjmë shumë gabime, të mbrohemi mirë dhe të fitojmë. Jemi me moral të mirë, kemi kualitete dhe do tentojmë të bëjmë mirë në këtë duel.

Pra, prisni vetëm fitore në këtë ndeshje?

Me Elbasanin do te jetë një ndeshje e fortë, pasi një trepikësh do të ishte super dhe do jepte tjetër moral. Shpresoj ta fillojmë aty ku e lamë me Bylisin. Pjesërisht javën e parë bëmë një ndeshje të mirë dhe arritëm të merrnim pikët e plota. Të gjithë çunat kohët e fundit kanë qenë në formë dhe ky është detaj që krijon optimizëm.

Cili është çelësi i suksesit që kjo Teutë ka shumë harmoni brenda saj?

Ne jemi një ekip që kemi ecur përpara si grup dhe do të ecim si grup. Nuk kemi një lojtar që na bën ta humbasim apo ta fitojmë ndeshjen. Duhet të jemi të përqendruar. Kemi kualitet, si përpara si mbrapa, për të bërë më shumë, për të bërë rezultat dhe ta mbrojmë rezultatin. Vlerat tona i dimë dhe shpresoj që sot t’i tregojmë.

Si e shihni Teutën këtë sezon?

Përsa i përket objektivit përfundimtar nuk mund të bëj parashikime, por e sigurt është se duhet të luftojmë fort për të bërë të mundur të rrimë sa me lartë në renditje, megjithëse do të jetë një sezon tepër i vështirë, por dhe i bukur.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"