Mesfushori Sefa: Ta harrojmë humbjen në Fier, Vora “e dënuar” për kthimin te fitorja
Vorën e presin dy sfida të forta pas ndërprerjes së kampionatit. Më e rëndësishme do të jetë sfida e kampionatit në “Kukës Arena”, por më parë kanë ndeshjen e raundit të dytë të Kupës me Orikun që e presin më 20 nëntor.
Sa i takon duelit me Kukësin, që vjen pas humbjes me Apoloninë, mesfushori Okseold Sefa për “Panorama Sport” u shpreh: ”Me Kukësin do të jetë përballja e radhës dhe nuk shoh ndonjë gjë të veçantë për ta cilësuar si ndonjë ndeshje speciale. Ne po përgatitemi njëkohësisht edhe për ndeshjen e Kupës kundër Orikut. Humbja me Apoloninë duhet të jetë një kapitull i mbyllur, pasi futbolli pranon edhe disfata, pavarësisht se na ka prishur disi plane.
Kampionati është i gjatë dhe ajo humbje duhet harruar sa më shpejt. Ne do t’i rikthehemi përsëri fitoreve, duke nisur nga Kukësi”. Ekipi pas pushimit njëditor, dje ka nisur nga përgatitjet për dy përballje e javës së ardhshme. Futbollistët po marrin ngarkesat maksimale dhe të gjithë janë zotuar për një rikthim të shpejtë në rezultatet pozitive.
ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"