Mesfushori “var këpucët në gozhdë” në moshën 31-vjeçare, lumë komentesh mirënjohëse në faqen zyrtare të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2024 | 22:05

Mesfushori “var këpucët në gozhdë” në moshën 31-vjeçare, lumë komentesh mirënjohëse në faqen zyrtare të klubit

Klubi i Maliqit, nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook” njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur të mesfushorit 31-vjeçar, Andrea Jaupllari. 

Maliqi Andrea Jaupllari

Bëhet me dije se futbollisti këtë vendim e ka marrë për arsye personale, ndërkohë që u përshëndet me shokët e skuadrës dhe stafin teknik ditën e sotme. 

ANDREA

Jaupllari prej 7 sezonesh ishte pjesë e Maliqit, duke u kthyer në një lider të kësaj skuadre. Ai militoi me fanellën bardhekuqe, si në Kategorinë e Parë, ashtu edhe në Kategorinë e Dytë. 

31-vjeçari është një produkt i akademisë së Skënderbeut, teksa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Vorës, Tiranës B si dhe Bilisht Sport.  

Lumë komentesh mirënjohëse vërshuan në faqen zyrtare të Maliqit nga sportdashësit, në momentin e publikimit të lajmit që Jaupllari vendosi të “varte këpucët në gozhdë”. 

Tifozë të shumtë e falenderuar mesfushorin për kontributin e dhënë ndër vite, duke qene shembull si në fushë edhe jashtë saj.  

4

3 1 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"