“Mesi firmos me klubin e mbretit”, menaxheri zbulon: I janë ofruar 543 milionë euro, po studion qytetin ku do të jetojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 22:25

“Mesi firmos me klubin e mbretit”, menaxheri zbulon: I janë ofruar 543 milionë euro, po studion qytetin ku do të jetojë

Leo Mesi do të largohet nga Parisi në verë dhe kjo është e sigurt por ende mbetet e paqartë se ku do të shkojë ylli argjentinas. Udhëtimi në drejtim të Arabisë Saudite ka trazuar jo pak ujërat pasi po hidhen hipotezat e një transferimi te Al Hilal.

mesi

Këta të fundit, duan të përfitojnë nga momenti që Mesi ndodhet në Arabi dhe kanë bërë gati ofertën e dytë. 543 milionë euro është shifra që klubi arab ka përgatitur për t’i ofruar Mesit, shifër kjo që do të thyente çdo rekord dhe imagjinatë.

Marko Kirdemir është një menaxher i afërt me Naser Al Kelaifin dhe me qeverinë arabe dhe në një intervistë të dhënë për “MARCA” ai shprehet se klubi arab është i gatshëm të shkrijë pasurinë për të pasur sigurimet e Leo Mesit.

“Ai nuk do të kthehet te Barcelona, por do ta bëjë vetëm kur të tërhiqet. Ka një ofertë 543 milionë euro nga Al Hilal, klubi i mbretit. Mesi ka shkuar në Arabi për t’u njohur me vendin dhe të shohë se ku mund të jetojë. Ata do të shpenzojnë të gjitha paratë për të firmosur me të”, shprehet Kirdemir.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"