Postuar: Nëntor 1, 2024 | 21:55
Miku i ngushtë i Ten Hagut: Është i shkatërruar nga shkarkimi, nuk po mendon për paratë
Erik Ten Hag u shkarkua nga pankina e Mançester Junajtidit për shkak të rezultateve të dobëta. Ai u zëvendësua nga portugezi, Ruben Amorimi.Hans Kraay Jr, miku dhe ish-shoku i skuadrës si futbollist deklaroi se Ten Hag është plotësisht i shkatërruar nga shkarkimi.
“E di që do të fitojë më shumë se 14 milionë euro, por është krejtësisht i shkatërruar, në momente të caktuara nuk mendon për paratë. Natyrisht, ai nuk do të mundohet për të përballuar jetesën, por profesionalisht ai ndjen se është në telashe”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"