“Milan epik, por fitoret duhet të jenë normalitet”, Fonseka zbulon gjithçka: Interin e përgatita që nga java e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 23:57

“Milan epik, por fitoret duhet të jenë normalitet”, Fonseka zbulon gjithçka: Interin e përgatita që nga java e parë

Milani zhbllokoi derbin për herë të parë që nga 17 tetori i vitit 2020. Asokohe ishte Zlatan Ibrahimoviç nismëtari, ndërkohë që të dielën i takoi Pulisiçit.

FONSEKA

Meritë e lojtarit, por edhe e skemave. Për këtë aspekt, por edhe shumë të tjerë, Paulo Fonseka foli në një intervistë për televizionin e klubit.

Me sa duket strategjia juaj e nisjes së sezonit ju dha të drejtë?

Idetë janë të qarta që prej fillimit të sezonit dhe një skuadër nuk mund të gjykohet pas pesë ndeshjes. E di që rezultatet nuk kanë qenë ato që donim të gjithë, por në derbi ishte një ndeshje emocionesh dhe fitorja vlen shumë.

Cila ishte shkëndija?

Ndaj Interit ishin tri pikë të rënda, por duhet të jenë normalitetit ynë. Duhet të punojmë për të pasur gjithmonë këtë lloj besimi e vazhdimësie në manovër. Djemtë kanë punuar mirë dhe zbatuan si duhet ato që ishin detyrat e dhëna gjatë javës. Për të pasur sukses nevojitet që t’i përballojmë si skuadër të gjithë momentet brenda të njëjtës sfidë. Festuam të dielën, por tani mendojmë për Leçen.

Çfarë ka ndryshuar?

Të mërkurën e kaluar folëm thuajse 90 minuta mes nesh e më pas dolëm në stërvitje. Që atë ditë pashë diçka ndryshe dhe forma e djemve po vjen në rritje. Në momentet e vështira thuhen gjithfarë gjërash, madje edhe negative, por djemtë kanë besuar gjithmonë. Sidomos në javën e derbit.

Gabia tha se sulmuesit ishin themelorë, edhe kur nuk ishin në zotërim të topit. A është kjo ajo që ai dëshiron?

Nga dita e parë. Në derbin nuk ndryshuam formacioni, ishte i njëjti me lojtarë të ndryshëm, por struktura ishte e njëjtë. Më pëlqeu mënyra se si skuadra punonte në mbrojtje.

Si lindi 4-2-4 apo doni ta quajmë 4-4-2?

Nuk luajtëm as me katër sulmues e as më dy. Në fazan pa top Moratës i kërkohet të jetë një lloj fantazistit. Si Abraham, ashtu edhe Alvaro i japin energji skuadrës dhe qasje të tilla taktike bëhen të mundura. Gjithçka ka qenë e provuar në stërvitje dhe djemtë meritojnë elozhe sepse e aplikuan shumë mirë.

Është e vërtetë që mendoni për derbin prej fillimit të sezonit?

Mendoj se derbi është një ndeshje që tifozët e shënojnë në kalendarin e tyre: kur mbërrita këtu, një nga gjërat që më përmendën ishin gjashtë humbjet ndaj Interit. Kjo është arsyeja pse unë fillova të ndjej këtë dëshirë për ta fituar atë që në ditën e parë. Javën e kaluar fillova të mendoj për ndeshjen, por e kuptoj që është ndryshe për tifozët dhe se kjo fitore është kryesisht për ta. Ata i meritojnë këto momente, pas mënyrës se si e nisëm Serinë A.

Fofana e Reijnders bënë një ndeshje të madhe para mbrojtjes. A do të jenë ata titullarët tani e tutje?

Fofana nuk ka ndryshuar rol. Ka momente, kryesisht nën presion, kur kemi nevojë për një tjetër mesfushor përkrah tij. Reijnders e bëri shumë mirë në derbi. Unë mendoj se ai mund të luajë në të gjitha rolet, e ndaj Interit ishte kudo që i duhej. Më pëlqeu ndeshja e të dyve.

I kënaqur me mënyrën se si ekipi iu qas ndeshjes me Interin?

Mendoj se luajtëm mirë. Nëse mendoj se mund të përmirësohemi, është sepse mundemi.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"