“Milani e meritoi fitoren”, Morati: U befasova nga derbi, Lauti nuk duhet të ketë stres

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 23:12

“Milani e meritoi fitoren”, Morati: U befasova nga derbi, Lauti nuk duhet të ketë stres

Masimo Morati nuk fshihet: Nuk e prisja humbjen në derbi, por Milani e meritoi këtë herë dhe kjo humbje duhet të shërbejë si një pikënisje pozitive për Interin. Në fillimin e sezonit nuk është aq e rëndë të humbasësh disa pikë rrugës. Por skuadra ka nivelin e duhur dhe mentalitetin për ta ndryshuar situatën. Megjithatë, futbolli është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm.

morati

Këtë e konfirmon edhe derbi, por unë nuk kam ndryshuar mendim për renditjen që kanë skuadrat në bazë të forcës së tyre. Ishpresidenti i zikaltërve ka besim që ekipi do të ndryshojë situatën në të ardhmen. “Skuadra dhe trajneri janë aty. E kanë treguar edhe pak ditë përpara në ndeshjen kundër Sitit. Nuk duhet që të demoralizohen nga kjo humbje, por sigurisht që duhet të shërbejë si një leksion”, shtoi më tej Morati.

LAUTARO- Gjatë një interviste për gazetën “Libero”, ish-bosi i zikaltërve ka folur edhe për Lautaro Martinezin. “Është një djalë serioz. Nëse do të isha president i skuadrës do t’i thosha që ta linte pas shqetësimin dhe fiksimin që ka për golin e munguar. Është thjesht një rastësi dhe duhet të luajë pa presion, ashtu siç di të bëjë vetëm ai. Në rast se kompleksohet, atëherë do të ketë probleme të shumta”, nënvizoi Morati.

LARGIMI- I pyetur në rast se e la pak shpejt Interin, ai mendon të kundërtën. “Jo. Mendoj se e lash pak vonë. 18 vite janë shumë në një skuadër. Interin doja që ta kisha gjithmonë konkurrues dhe në nivelin modern duheshin mënyra të tjera menaxhimi. Për mua ishte e vështirë që të vazhdoja”, tha ai. Merkato- 79-vjeçari u ndal edhe një herë tjetër tek Interi aktual dhe te ajo që i mungon nga zikaltrit.

“Interi e niste kampionatin me një titull dhe me ekipin që luante shumë mirë. Baza ishte pozitive kështu që nuk kishin pre të afronin lojtarë të rinj. Por mua sigurisht që më mungon koha kur shihja videokasetat e lojtarëve për të zgjedhur ndonjërin. Urbanski është një emër që më intrigon”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"