“Milani gaboi me Fonsekën”, ish-drejtori Mirabeli: Duhej trajner kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 21:06

“Milani gaboi me Fonsekën”, ish-drejtori Mirabeli: Duhej trajner kampion

Rezultatet ishin ato që ishin, por sigurisht që merkatoja e “gjërave formale” e bëri protagonist së bashku me Fasonen. Masimiliano Mirabeli, ish-drejtori sportiv i Milanit kinez ka kritikuar ashpër drejtuesit aktualë për vendimet që kanë marrë.

Mirabeli

“Rezultatet nuk po vijnë sepse gjithçka lidhet me shkarkimin e Piolit. Në klubin kuqezi menduan se vendi i dytë ishte dështim dhe erdhi fundi i një cikli. Problemi është që pas tij duhet një trajner i madh dhe jo Fonseka.

Napoli për shembull ka afruar Antonio Konten që është një trajner që bën diferencën. Interi ka skuadrën më të mirë sepse sekreti i tyre është që kanë ndërtuar 2 skuadra. Inzagi ka në dispozicion lojtarë me eksperiencë dhe mund të bëjë një kampionat të qetë.

Zikaltrit mund ta humbasin vetë titullin, por mbetet për t’u parë vazhdimësia e këtij sezoni. Kam besim shumë që kuqezinjtë mund të ringrihen, por nuk do ta kenë të lehtë sepse rivaliteti është shumë i madh”, përfundoi Mirabeli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"