Milani i jep shkelmin traditës në derbi, për herë të parë në histori nuk ka asnjë…
Derbi i Superkupës së Italisë mes Interit dhe Milanit, ka shënuar një ndryshim historik për kuqezinjtë të cilët kanë lënë pas krahëve një traditë që vazhdonte që kur ishte krijuar ky klub.
Në rreshtimin titullar të përzgjedhur nga trajneri Serxho Konseisao ka tre francezë, dy spanjollë, dy amerikanë, një holandez, një gjerman, një anglez dhe një brazilian. Por për çudi, nuk ka asnjë futbollist italian, gjë e rrallë për një skuadër si Milani e cila ka pasur gjithmonë në radhët e saj emra shumë të njohur të futbollit italian.
Ky është derbi i parë në histori ku Milani paraqitet me një formacion titullar pa asnjë italian në fushën e lojës, duke prishur një traditë që zgjaste që prej krijimit të këtij klubi 125 vite më parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"