Milani i largon të gjithë! Shet Tomorin në Angli dhe heq Emerson Rojal nga lista e kampionatit
Klubi i Milanit po bën një revolucion të pazakontë gjatë merkatos së janarit, për me tepër në ditët e fundit të saj ku do të jetë e vështirë të gjejë zëvendësues në lartësinë e duhur. Pas largimit që pritet të zyrtarizohet të Morata e Kamarda, klubi kuqezi duket se i ka bërë dalje edhe dy lojtarëve të prapavijës.
”Sky“ bën të ditur se në klub ka mbërritur një ofertë për Fikajo Tomorin nga Totenhemi, me shifra që përputhen me kërkesën që kishin kuqezinjtë për të lënë të lirë lojtarin. Londinezët ofrojnë 30 milionë euro dhe akordi mendohet se mund të finalizohet shumë shpejt në ditët e ardhshme, duke kthyer përsëri britanikun në vendlindje.
Ndërkohë, një tjetër lojtar është nxjerrë të paktën përkohësisht nga planet, pasi mediat italiane kanë zbuluar se klubi ka hequr Emerson Rojal nga lista e ekipit për Serinë A, duke vendosur emrin e Kajl Uoker. Emerson Rojal është i dëmtuar dhe nuk kthehet deri në mars, ndaj duket se ka pak shanse që ai të shihet në fushë në dispozicion të Konseisaos para fundit të sezonit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)