Milani kërkon përforcime në merkaton e janarit, Monkada me misione në Gjermani
Rade Kruniç duket gjithnjë e më afër largimit. Por kush do ta zinte vendin e tij? “La Gazzetta dello Sport” jep dy alternativa.
Njëri mund të jetë Asan Udraogo, 17-vjeçari, i cili tashmë po afirmohet te Shalke. Për të ka edhe një klauzolë prej 12 milionësh, por drejtuesit duhet të presin merkaton e verës. Nga janari, Rade do të zëvendësohet nga Ismael Benaser i rikthyer. Mesfushori, i cili luajti për disa minuta kundër Frozinones, mund të jetë zgjidhja perfekte në shtëpi për Milanin, pa pasur nevojë të investojë.
NË SULM – Përveç Xhonatan Davidit që mbetet zgjedhje e parë, ideja e fundit e transferimit për Milanin çon në një produkt tjetër të jashtëzakonshëm të futbollit nigerian. Akor Adams, i lindur në vitin 2000, luan te Monpelieja, e cila mbrohet me një klauzolë prej 15 milionë eurosh. Shtatë gola në 14 prezenca në kampionatin francez e kanë kthyer në objekt interesi për shumë skuadra, teksa klubi i tij punon për rinovimin për ta shitur sa më shtrenjtë. Përveç ofertës, Milani mund të përdorë dhe Çukvuezen, i cili do të ishte ndërmjetësi ideal për shokun me të cilin ndan fanellën e kombëtares së Nigerisë.
Ndërkohë, dje Xhefri Monkada ka udhëtuar në Gjermani dhe është takuar me homologët e Shtutgarit për Serhu Girasin dhe me menaxherët e lojtarit. Kartoni i sulmuesit (18 gola në 13 prezenca) momentalisht vlerësohet 20 milionë euro dhe Milan do te tentoje ta paguaje ne Janar para se ti rritet vlera në fund të sezonit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"