Milani kthehet në makth për Realin, kuqezinjtë janë skuadra e vetme në Champions që…
“Santiago Bernabeu” u pushtua nga “Djalli”! Reali i Madridit u mposht në mënyrë të befasishme nga Milani në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë tronditen spanjollët e Ançelotit me 3 golat e shënuar, duke arkivuar 3 pikë të arta.
Falë këtij triumfi spektakolar, Milan bëhet skuadra e parë që shënon tre gola kundër Real Madrid në “Santiago Bernabeu” dy herë në Champions, pasi e ka bërë këtë më parë në tetor 2009. Asokohe kuqezinjtë triumfoin me rezultatin 2-3 falë golave të Pirlos dhe Patos që realizoi dopietë. Për Realin shënonin Raul dhe Drenthe.
Gjithashtu vlen të theksohet se Reali ka humbur shtatë ndeshje kundër Milanit në Champions dhe vetëm kundër Bajern Mynihut (11) dhe Juventus (9) kanë pësuar më shumë humbje në këtë kompeticion.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"