Milani ndahet mes dy projekteve, Ibrahimoviç shtyn për Arne Slotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2026 | 21:19

Milani ndahet mes dy projekteve, Ibrahimoviç shtyn për Arne Slotin

Zlatan Ibrahimoviç po merr gjithnjë e më shumë rol në rindërtimin e Milanit pas revolucionit të nisur së bashku me Xherri Kardinale në fund të sezonit. Ish-sulmuesi suedez po punon për të formësuar drejtimin e ri të klubit dhe pista që ai preferon çon te Arne Slot si trajner dhe Ramon Planes si drejtor sportiv.

ibrahimovic

Pas kësaj lëvizjeje qëndron edhe ndikimi i Rafaela Pimentës, trashëgimtarja e perandorisë së Mino Raiolës dhe një fi gurë shumë e afërt me Ibrahimoviçin. Pikërisht ajo po mbështet fort dyshen Planes-Slot, duke e vendosur përballë alternativës tjetër që përfshin Ralf Rangnik në rolin e drejtuesit të projektit teknik dhe Oliver Glasner në pankinë.

Ibrahimoviç i bindur për Slotin

Aksionet e Arne Slot janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, sidomos pas ndarjes zyrtare me Liverpulin. Trajneri holandez u përshëndet me tifozët e “Anfi eld”-it përmes një letre emocionuese dhe tani është gati për një aventurë të re. Ibrahimoviç e sheh Slotin si njeriun ideal për të hapur një cikël të ri te Milani, larg fi lozofi së taktike të viteve të fundit. Profi li ndërkombëtar i holandezit, i ndërtuar mes Eredivisies dhe Premier League, konsiderohet perfekt për të rikthyer ambiciet e klubit kuqezi.

Rangnik mbetet në lojë

Megjithatë, brenda klubit ekziston edhe një rrymë tjetër mendimi që mbështet ardhjen e Ralf Rangnik. Gjermani do të kërkonte kompetenca të plota mbi sektorin teknik, duke ndërtuar një strukturë ndryshe nga ajo tradicionale ku drejtori sportiv dhe trajneri bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë. Në këtë skenar, Oliver Glasner mbetet kandidati kryesor për stolin e Milanit. Dy austriakët kanë bashkëpunuar prej vitesh në sistemin Red Bull Salzburg dhe ndajnë të njëjtën filozofi futbolli.

Koha, megjithatë, po ngushtohet. Rangnik është i fokusuar te Kombëtarja e Austrisë dhe duhet të japë së shpejti një përgjigje për të ardhmen e tij përpara nisjes së Kupës së Botës. Ky faktor mund të ndikojë në vendimin e Milanit, i cili kërkon të shmangë vonesa të tjera në planifi kimin e sezonit të ri. Ndërkohë, Glasner mbetet një emër shumë i kërkuar në treg pas suksesit të fundit me Kristal Palas, ku fi toi Ligën e Konferencës. Për të ka shfaqur interes konkret edhe Bajer Leverkusen, duke e bërë garën për fi rmën e tij gjithnjë e më të nxehtë. Alternativa tjetër është Mathias Xhejsll, aktualisht nën kontratë me Al-Ahli. Megjithatë, largimi i tij duket më i komplikuar për shkak të një klauzole prej 6 milionë eurosh dhe qëndrimit të klubit saudit, i cili nuk dëshiron ta lëshojë. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare.

PANORAMASPORT.AL