Milani në formë, “stres-test” me Leverkusenin për të konfirmuar rritjen
Mposhtja (e papritur) e Interit, fitorja bindëse ndaj Leçes bëjnë që në më pak se një javë Milani të jetë kthyer në rrugën e duhur. Thashethemet për shkarkimin e Fonsekës janë zhdukur dhe vëmendja tashmë është përqendruar tërësisht në Ligën e Kampionëve ku kundër Bajer Leverkusenit, kuqezinjtë do të përballen me një provë që do të thotë shumë për ambiciet e tyre të vërteta sezonale.
SFIDA BRENDA SFIDËS – Gjermanët e Ksabi Alonsos, kampionët në fuqi të Gjermanisë, janë aktualisht -3 nga maja e kampionatit e pushtuar nga Bajerni i Mynihut i më të cilin barazuan 1-1 në shtëpi të shtunën. “Aspirinan”, që në debutimin e tyre në Ligën e re të Kampionëve mposhti Fejnordin e frikshëm, nuk hapin rrugë: Fonseca e di këtë dhe tashmë po studion kundërmasat e duhura. Virc me shokë do të vënë në provë sistemin e ri sulmues, i cili duhet të konfirmohet në tërësi nga minuta e parë: sulmi 4- 2-4 i drejtuar nga Morata (do të jetë rregullisht titullar) dhe Abrahami do t’i nënshtrohet një test i vërtetë i stresit.
Mbetet për t’u parë se si do të reagojë “Djalli” në mbrojtje, edhe pse shifrat duket se buzëqeshin në këtë front. Në daljet e tyre të fundit në Serie A, Gabia me shokët e tij të skuadrës kanë pësuar vetëm një gol (të Dimarkos në derbi), duke shkuar në shtëpi me dy porta të paprekura.
LLOGARI – Fonseka, i cili synon të paktën të largohet i pamposhtur nga “BayArena” (është thelbësore të mos humbasë përsëri pas disfatës kundër Liverpulit), do të duhet të mendojë edhe për udhëtimin e së dielës në Firence. Skuadra, të paktën në mesfushë (dhe tani edhe në sulm duke pasur parasysh përdorimin e vazhdueshëm të Abrahamit), nuk është më aq e gjatë ndaj energjitë duhen llogaritur deri në pikën e fundit.
Ndaj, mund të hamendësohet janë rikthim në formacion i Pavloviçit në vend të Tomorit, teksa në mesfushë mund të ketë vend për Loftus-Çikun në vend të Reijndersit. Me Kalabrian e sapokthyer nga dëmtimi, duket e vështirë që Rojal të mos jetë titullar.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"