Milani si në kohët e arta, ja sa vite kishin kuqezinjtë pa fituar 4 ndeshje radhazi në Champions
Milani me statistika të frikshme si në kohët e arta, kur bënte “ligjin” në Champions. Kuqezinjtë e Fonsekës, regjistruan triumfin e katërt radhazi në Ligën e Kampioneve, teksa mposhtën Crvena Zvezdën me shifrat 2 me 1.
Hera e fundit që milanistët fitonin katër ndeshje radhazi në Champions, ishte mes shkurtit dhe prillit të vitit 2005. Asokohe kuqezinjtë regjistruan 5 fitore radhazi.
Plot 19 vite pritje për të regjistruar 4 suksese radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.
4 – Il Milan ha vinto quattro partite di fila in Champions League per la prima volta dal periodo tra febbraio e aprile 2005 (cinque in quel caso). Slancio.#MilanStellaRossa pic.twitter.com/avxZbq45Z3
— OptaPaolo (@OptaPaolo) December 11, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"