“Minimumi duhet të kishim barazuar”, Gvozdenoviç “qan” rastin e shpërdoruar nga Bismark: Ishim skuadra më e mirë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 23:28

“Minimumi duhet të kishim barazuar”, Gvozdenoviç “qan” rastin e shpërdoruar nga Bismark: Ishim skuadra më e mirë në fushë

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, ndjeu keqardhje për humbjen që skuadra korçare pësoi në minutat shtesë ndaj Partizanit, me rezultatin 2-1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, serbi qan rastin e humbur nga sulmuesi Bismark, në minutat e fundit kur rezultati ishte 1-1.  

IVAN

“Minimumi duhet të kishim barazuar. Nuk ishim mirë vetëm nga fillimi. Në 15 minutat e para kur pësuam edhe golin nuk ishim mirë, pastaj për mendimin tim ishim skuadra më e mirë. Minimumi meritonim të merrnim 1 pikë. E them këtë duke pasur parasysh rastin e humbur nga Bismark. Një rast që do të vendoste ndeshjen. Doli një kundër një, pastaj prap iu kthye topi dhe në topin e dytë prap ishte vetë, ky ishte rast që do vendoste ndeshjen”, u shpreh Gvozdenoviç.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"