Minutat në kombëtaret, Partizanit i luajnë dy nga tre të grumbulluarit
Partizani është kthyer tashmë 100% i përqendruar në ndeshjen e së dielës kundër Laçit, shumë e rëndësishme për të konfirmuar veten si fuqia e parë e kësaj Superioreje.
Në skuadër janë kthyer Gjergji Kote dhe Andi Hadroj, të cilët ishin të angazhuar me Kombëtaret kuqezi, teksa dje i është bashkuar ekipit edhe Arshonzh Bintsuka, i angazhuar me kombëtaren e Kongos. Sa i përket minutazhit në këtë grumbullim, vetëm Hadroj kthehet pa aktivizim.
Pukjani nuk u preferua nga Silvinjo në ndeshjet kundër Çekisë dhe Ukrainës në “Air Albania”. Madje sfidën e dytë ai e ndoqi nga tribuna. Bintsuka ka arritur më në fund të marrë minuta me Kongon, pasi u aktivizua në të 81-ën në sfidën e humbur minimalisht kundër Ugandës.
Gjergji Kote, i thirrur për herë të parë nga Bushi te Shqipëria U-21, fitoi menjëherë vend titullari në dyja sfidat miqësore kundër Moldavisë në stadiumin “Vora”. Ai luajti në total 155 minuta, në barazimin 1-1 dhe fitoren 4-0. Fatmirësisht, asnjë prej djemve nuk pati probleme fizike.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"