Miqësia e fortë mes tyre/ Musiala përdoret si shkues për të sjell Virc në Mynih
Pas fitores së pastër 7- 0 të kombëtares gjer mane kundër Bosnjë-Hercegovinës në Ligën e Kombeve, Virc nuk la asnjë dyshim në mikrofonin e “ARD”-së për vlerësimin e tij ndaj Musialës: “Gjithmonë kam thënë se më pëlqen të luaj me të.
Unë kam thënë shpesh që shkojmë mirë në fushë dhe shkojmë mirë edhe jashtë saj. Është thjesht shumë argëtuese”, tha Virc. Deklaratat e lojtarit të Leverkusen vjen në një kohë kur thashethemet e transferimeve për të dy lojtarët vazhdojnë të ndizen. Mediat angleze së fundmi raportuan se Mançester Siti është i interesuar për një marrëveshje të dyfishtë spektakolare për të sjellë Virc dhe Musiala në Angli.
Ndërsa kjo mund të tingëllojë alarmante për tifozët e Bajernit, shanset që Musiala të qëndrojë në Mynih duken shumë të larta. Sipas raporteve të vazhdueshme nga “Sky” dhe “SPORT1”, shenjat tregojnë për një zgjatje të kontratës.
Përgjegjësit në Mynih duhet gjithashtu të bëjnë gjithçka në sfond për të sjellë mikun e Musialës, Virc në “Allianz Arena”. 21-vjeçari shihet si një transferim potencial i dëshiruar për të forcuar më tej krijimtarinë sulmuese të skuadrës. Presidenti i nderit Uli Hënes madje e shpalli publikisht Vircin të preferuarin e tij.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI –
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"