Miqësore mes rivalësh në Kategorinë e Parë, Korabi mund Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 19:59

Miqësore mes rivalësh në Kategorinë e Parë, Korabi mund Apoloninë

Korabi dhe Apolonia janë përballur sot në një miqësore përgatitore për pjesëmarrjen në kampionatin e Kategorisë së Parë, në të cilën dy skuadrat janë rivale për ngjitjen në elitë.

korabi apolonia

Skuadra dibrane ka treguar se është një hap përpara në përgatitjet e saj për sezonin e ri, edhe për faktin se ka ruajtur pjesën më të madhe të ekipit me të cilin konkurroi në sezonin e kaluar.

Korabi shënoi tre herë me anë të Kryemadhit, Markut dhe Reçit duke marrë një avantazh të thellë 3-0, ndërsa në pjesën e dytë fierakët shënuan nga pika e bardhë e penalltisë për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"