Miqësoret e verës konfirmuan problemet në fazën ofesnive. Apolonia, sulmi “streson” Mërgjyshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2024 | 15:20

Miqësoret e verës konfirmuan problemet në fazën ofesnive. Apolonia, sulmi “streson” Mërgjyshin

Mundësia më e mirë për të provuar skemat e reja dhe për të parë lojtarë të caktuar janë pikërisht ndeshjet miqësore dhe fierakët kanë luajtur plot 6 të tilla. Mirëpo, kanë një bilanc shumë negativ, pasi kanë 4 dhe barazuar 2.

apolonia stervitjeNuk e kanë njohur shijen e fitores dhe rrjedhimisht me këtë ritëm, mund të thuhet se do të jetë një stimul jo i mirë në aspektin moral. Për trajnerin Artan Mërgjyshi, e rëndësishme ka qenë loja e ekipit dhe jo rezultati në miqësore. Megjithatë, duket se kreu i pankinës ka ende një merak para startit dhe ai është sulmi. Skuadra prodhon lojë dhe krijon raste, por has shumë vështirësi për të shtyrë topin në rrjetë.

Në të gjashta miqësoret e zhvilluara në fazën përgatitore, fierakët kanë qenë dominues në fushë, por ndeshja e parafundit dhe e fundit, respektivisht me Besën e Orikun dhe rastet e shumta të humbura me këto skuadra tregojnë se fierakët kanë ende diçka për të rregulluar në sulm. Klubi me shumë mundësi do të bëjë ndonjë goditje tjetër në këtë repart. Apolonia është në krizë golash dhe duhet të kolaudohet në seancat e mbetura stërvitore që të tregojë në ndeshjen e parë zyrtare me Vorën, më 24 gusht, se është top në sulm.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"