Postuar: Nëntor 14, 2024 | 13:43
Miqësorja e parë ndaj Moldavisë, Shqipëria U-21 mbyll përgatitjet dhe bëhet gati për sfidën e nesërme
Kombëtarja U-21 do të luajë nesër në stadiumin e Vorës, ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.
Grumbullimi i lojtarëve ka nisur që të hënën, ndërsa ditën e sotme kuqezinjtë mbyllën përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Sa i përket grupit ka pasur sërish një ndryshim.
Mesfushori Ermal Meta është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm. Trajneri Alban Bushi ka thërritur Hajrulla Tolën. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.
Takimi Shqipëri U21 – Moldavi U21 do të luhet nesër në stadiumin e Vorës, në orën 14:00.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"