Miqësorja me Ilirinë, shansi i fundit për disa lojtarë të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2024 | 9:56

Miqësorja me Ilirinë, shansi i fundit për disa lojtarë të Vllaznisë

Vllaznia do ta mbyllë vitin 2024 me një miqësore ditën e sotme kundër Ilirisë së Fushë-Krujës.

vllaznia

Shkodranët janë kthyer tashmë në stërvitje pas një pushimi 7-8 ditor. Në këtë ndeshje trajneri Brdariç dhe stafi i tij do t’u japin shansin disa prej futbollistëve të stolit e po ashtu lojtarëve të rinj, për të parë më qartë performancën e tyre dhe sesa mund t’i shërbejnë ata skuadrës kuqeblu në pjesën e dytë të sezonit.

Për disa nga futbollistët e ekipit të parë, kjo miqësore mund të jetë “shansi i fundit”. E ndërsa për elementin e ri pritet po ashtu një vëmendje e veçantë, ku disa prej futbollistëve të Vllaznisë U-19 dhe U-21 i janë bashkuar skuadrës në stërvitjet e fundit.

Me interes pritet edhe Serjan Repaj, afrimi më i fundit në radhët e skuadrës shkodrane. Mbrojtësi do të ketë minutat e tij të para me fanellën kuqeblu në miqësoren kundër Ilirisë.

E.ÇINARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"