Miqësorja me Poloninë, Kombëtarja U-17 i jep fund përgatitjeve në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2024 | 17:49

Miqësorja me Poloninë, Kombëtarja U-17 i jep fund përgatitjeve në Durrës

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 i ka dhënë fund përgatitjeve për testin miqësor, që do të luhet nesër kundër Polonisë në orën 14:00. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për trajnerin Andrea Tedesko, ndërsa ndeshja do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit”.

kombetarja u17

Njoftimi i FSHF-së:

“Kombëtarja U-17 është gati për ndeshjen e parë miqësore ndaj Polonisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco mbyllën sot me sukses përgatitjet.

Kuqezinjtë u stërvitën në kompleksin “Tropikal”, në Durrës dhe të gjithë lojtarët janë të gjendje të mirë, pa probleme fizike. Kombëtarja U-17 ka nisur grumbullimin prej ditës së hënë dhe trajneri Tedesco do t’i ketë të gatshëm të gjithë futbollistët e grumbulluar.

Takimi Shqipëri U17 – Poloni U17, do të luhet nesër në orën 14:00, në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshja e dytë miqësore do të zhvillohet më 18 tetor, po në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:00. Hyrja për të gjithë tifozët në “Shtëpinë e Futbollit” është falas”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"