Postuar: Korrik 19, 2024 | 21:06
“Mister merr valixhet dhe futja për në shtëpi”, Bruno Dita thumbon ish-trajnerin: Të përshëndes se ti vdes për… tallava
Bruno Dita, ish-mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, i cili së fundmi u bë pjesë e Dinamos, në elitën e futbollit shqiptar, ka thumbuar nëpërmjet një postimi në “Instagram”, trajnerin e tetovarëve, Jeton Beqirin, pas eliminimit nga Liga e Konferencës mbrëmjen e djeshme ndaj armenëve të Noahs.
“Mister (figurën e kllounit), merr valixhen futja për shtëpi. Të përshëndes se ti vdes për tallava”, shkruan Dita. Ky postim është marrë si ‘kunj’ për Jeton Beqirin, të cilin mesfushori e ka pasur trajner së fundmi te Shkëndija.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"