Misteri i Turamit te Franca, sulmuesi provon me forcë të spostojë Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 10:55

Misteri i Turamit te Franca, sulmuesi provon me forcë të spostojë Mbapenë

Markus Turam mund të jetë “i përjashtuari” i madh i formacionit të Didie Deshamp kundër Italisë. Pavarësisht nisjes fantastike të sezonit që sulmuesi i Interit ka bërë në Serinë A italiane, duelin kundër Italisë mund ta nisë nga stoli.FuokV0gaAAEeOWQTë paktën këto janë lajmet e fundit që vijnë nga grumbullimi i “Gjelave”. Trajneri nuk e sheh atë si numrin 9 titullar dhe do të eksperimentojë me Mbapenë në majën e sulmit. Në rast se nuk do të ketë surpriza deri ditën e nesërme, ylli i ri i Realit të Madridit do të jetë lideri i skuadrës për të sfiduar treshen e mbrojtjes italiane. Ndërkohë, bashkë me të në sulm do të luajnë Olise dhe Barkola. Ndërkohë që Grizman mund të luajë më i tërhequr në skemën 4-2-3-1 ose 4-3-3. Duhet thënë që e ardhmja e Turamit në kombëtare është shndërruar në një rebus të vërtetë. Sulmuesi i Interit jep më të mirën në skemën 3-5-2 dhe duhet të punojë akoma më shumë për të bindur trajnerin Deshamp.

MË I MIRI- Pas tre javëve të para të kampionateve që kanë hapur sezonin 2024/ 2025, “Whoscored” ka publikuar një listë me lojtarët më të rëndësishëm dhe që kanë mesataren më të lartë të notave. Mes lojtarëve është edhe sulmuesi i Interit, Markus Turam. Ai ka arritur të marrë notën 8.27. Nga lojtarët e Serisë A është më i vlerësuari, ndërsa lojtarët e ligave të tjera janë Haland, Olmo, Virtz dhe Dembele. Markus Turam është golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, ku në 3 javë ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë 4 herë. Madje kundër Atalantës ishte lideri i formacionit të Simone Inzagit.

Tani duhet që këtë formë të jashtëzakonshme prej një bomberi të vërtetë ta tregojë edhe me Francën. Ndoshta është thjesht duke pritur momentin e tij që trajneri ta zbresë në fushë. Sigurisht që në dy ndeshjet që do të luajnë “Gjelat” do të luajë dhe do të ketë shansin e tij. Sigurisht që t’ia rrëmbejë fanellën e titullarit Mbapesë nuk është aspak e lehtë, por do të provojë maksimalisht për ta spostuar në krahun e majtë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"