Momente paniku/ Dy alarme për sulm ajror në ndeshjen e skuadrës ku pritet të transferohet futbollisti i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 22:48

Momente paniku/ Dy alarme për sulm ajror në ndeshjen e skuadrës ku pritet të transferohet futbollisti i Partizanit

Momente paniku në elitën e futbollit ukrainas! Dy alarme për sulm ajror në rajonin e Kievit kanë shtyrë fillimin e pjesës së parë dhe pjesës së dytë të ndeshjes Kolos–Obolon. 

ILIR KRASNIQI

Ndeshja përfundoi në barazim pa gola. Pjesë e skuadrës së Kolos është edhe mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, teksa ky ekip ka arritur akordin edhe me një nga yjet e Partizanit, Arinaldo Rrapaj, që pritet të bashkohet me ekipin ukrainas së shpejti.  

maget-hadroj-rrapaj

Ndeshja nisi me gati dy orë vonesë. Ukraina ende po përballet me pushtimin rus dhe të dielën sërish u lëshua alarmi për sulm ajror në rajonin e Kievit.  

“Një alarm për sulm ajror është lëshuar në rajonin e Kievit. Forcat Ajrore raportojnë kërcënimin e përdorimit të dronëve sulmues”, shkroi sajti “ua-football.com”. 

Kishte dilema nëse ndeshja në stadiumin “Kolos” në Kovalivka do të gjente fundin. Pas përfundimit të pjesës së parë, pati sërish alarm për sulm ajror dhe pjesa e dytë po ashtu nisi me vonesë të madhe. 

Lojtarët, si para fillimit të ndeshjes, ashtu edhe pas përfundimit të pjesës së parë, qëndruan të mbyllur në dhomat e zhveshjes deri në sinjalin se siguria është e duhur për t’u zhvilluar ndeshja. 

“Nëse para ndeshjes ka alarm për sigurinë e njerëzve nuk dalim deri të ndalet dhe të shohin që ka siguri për t’u zhvilluar ndeshja. Ne qëndrojmë brenda dhomave të zhveshjes. Ne qëndrojmë gati. Alarmi ka qenë për regjionin, pasi nga ne nuk ka pasur, por për siguri nuk na lejonin të dilnim”, ka thënë Ilir Krasniqi për median kosovare “koha.net”, pas ndeshjes. 

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"