“Momenti i duhur për të gjetur fitoren e parë në derbi”, Zharmuni karikon Tiranën: Triumfi po pritet me padurim nga tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 21:46

“Momenti i duhur për të gjetur fitoren e parë në derbi”, Zharmuni karikon Tiranën: Triumfi po pritet me padurim nga tifozët

Sulmuesi i Tiranës, Valid Zharmuni doli  në konferencën për shtyp në prag të derbit me Partizanin që do të luhet nesër në orën 20:00 në ‘Air Albania’, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.  24-vjeçari, francez në deklaratën për shtyp ndër të tjera u shrpeh:  

 zharmoni

“Përpara ndeshjes derbi ndihemi mjaft mirë pasi ne kemi luajtur 5 ndeshje të mira. Fatkeqësisht rezultatet nuk ishin ato të pritshmet, ndonëse në paraqitjen tonë në lojë kemi qenë shumë mirë. Mendoj që është momenti i duhur për të gjetur fitoren e parë në derbi dhe kjo është e rëndësishme për të gjithë ne si klub dhe për tifozët tanë. 

Natyrshëm ka disi presion pasi po pritet me padurim nga tifozët kjo fitore, por jemi besimplotë për t’i arritur synimet tona. Jemi gati për këtë ndeshje, derbi dihet ka trysninë e vet, por nuk është aspak negative, është një motivim shtesë. Si futbollistë, të gjithë e dimë rëndësinë e ndeshjeve të tilla, gjithashtu dhe vlerën që kanë për tifozët tanë dhe për të gjithë ne”, tha sulmuesi. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"