Momenti i Tolit, mesfushori pritet titullar ndaj shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 23:08

Momenti i Tolit, mesfushori pritet titullar ndaj shkodranëve

Vllaznia kryesuese është kundërshtari i javës së 7-të të kampionatit për Dinamon. Do të jetë një 90-minutësh mjaft impenjativ ai që do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, ku blutë nuk kanë të gatshëm kapitenin Bruno Dita për shkak të një dëmtimi të pësuar kundër Teutës.

TOLI VILA

Trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij kanë edhe një seancë të fundit stërvitore për të dhënë udhëzime për këtë takim, ku mund të ketë një ose ndoshta dy ndryshime në krahasim me javët e kaluara. Ndryshime që kanë të bëjnë me mesfushën.

TOLI – Duket se ka ardhur momenti që Ardit Toli të luajë ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Dinamos, së cilës iu bashkua në fundin e merkatos së verës. Lojtari që ka fituar titullin me Tiranën pak sezone më parë duket si zëvendësuesi më adapt i Ditës, por duhet të fitojë konkurrencën me Gudiabin që luan në këtë pozicion. Toli deri tani ka luajtur në disa ndeshje si zëvendësues në pjesën e dytë.

Ai nuk ka qenë me ekipi në fazë përgatitore dhe nuk ka formën optimale fizike, por këtë “deficit” duket se ai e mbulon me eksperiencën që ka dhe natyrën agresive të lojës. Mesfushori 27-vjeçar është favorit për të qenë pjesë e formacionit anti-Vllaznia. Alternativa tjetër është Gudiabi, por për afrikanin, i cili është një lojtar i fortë fizikisht, shqetësim janë kartonët e shumtë që ai merr. Po ashtu, për qendrën e mesfushës është gati edhe Klevi Qefalija, i cili është kthyer nga një dëmtimdhe ndoshta në pjesën e dytë mund të marrë minutat e tij.

TË TJERËT – Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë po ajo e ndeshjes së fundit me Teutën. Përveç Ditës do të mungojë edhe Qardaku, jashtë skuadre prej disa javësh. Në stërvitje me ekipin është bashkuar portugezi Nani, por edhe ky i fundit nuk mendohet se do të rrezikohet në këtëndeshje.

Mbrojtja me shumëmundësi do të jetë sërish meMeksin, Hoxhën, Muzek dheLorran, ashtu si dhe sulmi, kuluajnë Vila, Bregu dhe Zabërgjanë mbështetje të Mandelës.Titullar në këtë fillim të sezonit ka qenë edhe Karamba,i cili duket se pëlqehet ngatrajneri Ilir Daja. Naser Alijindërkohë pret që të marrë mëshumë minuta.

F.RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"