Morata dhe Gabia, gati për tabutë në Milan-Juventus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2024 | 9:26

Morata dhe Gabia, gati për tabutë në Milan-Juventus

Dje ishte dita e duhur për të parë Mateo Gabia përsëri në grup: pas punës së personalizuar pas rikuperimit të tij, mbrojtësi dëshiron të rikthehet në punë me ekipin për të aplikuar për një fanellë titullari kundër Juves të shtunën në orën 18:00 (siç kishte thënë në një intervistë të disa ditëve më parë). morata gabiaPër Paulo Fonsekën do të ishte një rikthim thelbësor jo vetëm të kishte një lojtar shtesë në zgjedhjet e mbrojtjes, por edhe sepse 25- vjeçari ishte një nga më të mirët në fillim të sezonit për sa i përket performancës, siç vërtetojnë edhe statistikat.

ECURIA – Në ndeshjet e luajtura nga Gabia, duke përfshirë Serinë A dhe Ligën e Kampionëve, “Djalli” arriti 4 fitore dhe 3 humbje (mesatarja e pikëve 1.71) me 14 gola të shënuar dhe 7 të pësuar, mesatarisht një për ndeshje. Pa Gabian, mesatarja mbetet shumë e ngjashme në 1.75 (rezultati i 3 fitoreve, 3 barazimeve dhe 2 humbjeve) por golat e pësuar rriten në 12, pra mesatarisht më shumë se një për ndeshje (golat e shënuar mbeten po 13).

Duke parë vetëm kampionatin, statistikat bëhen edhe më të mira. Me Gabian pati tre fitore dhe një barazim (mesatarisht 2.25 pikë për ndeshje) me 9 gola të shënuar dhe 3 të pësuar (më pak se një për ndeshje). Pa mbrojtësin erdhën dy fitore, tre barazime dhe dy humbje (mesatarisht 1.29 pikë për ndeshje) me dhjetë gola të shënuar dhe 7 të pësuar, pra një për ndeshje. Përtej kontributit teknik dhe taktik, me Gabian, Milani ka arritur, veçanërisht në Serinë A, të ketë mesatare më të mira të pikëve dhe golave të pësuar: diçka që në një ndeshje të madhe si ajo kundër Juventusit shërben, duke shpresuar që trendi me italianin të vazhdojë…

TABUJA E MORATËS – Njëzet minuta ndaj Danimarkës dhe 45 minuta tri ditë më parë ndaj Zvicrës duke i dhuruar Pedrit një penallti të cilën mesfushori do të humbte, janë e gjithë koha që Alvaro Morata kaloi në fushë për Spanjën. Dy fitoret e sulmuesit pasi kishte udhëhequr Milanin në suksesin madrilen, por duke humbur barazimin me Kaljarin për shkak të një goditjeje në kokë të marrë gjatë stërvitjes në një përplasje me Pavloviçin.

31-vjeçari, i cili sigurisht nuk ka frikë të shënojë me kokë pavarësisht përplasjes së fundit në stërvitje, do të ngrohë motorët në funksion të ndeshjes që e pret Milanin. Në horizont është përballja me Juventusin, një ngjarje që nuk duhet humbur për të ushqyer shpresat e pakta për titull në frontin kuqezi. Në “San Siro”, mbrëmjen e së shtunës (20.45) do të nevojiten golat e numrit 7, i cili do të duhet të thyejë një tabu që e lidh atë me “Zonjën e Vjetër”. Në fakt, në pesë ndeshjet e mëparshme kundër ish-skuadrës së tij (2 me Real Madridin, 3 me Atletikon), Morata nuk ka shënuar kurrë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"