Morata qetëson milanistët: Asgjë serioze, u zëvendësova për të mos rrezikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 23:55

Morata qetëson milanistët: Asgjë serioze, u zëvendësova për të mos rrezikuar

Fjalët e para nga kampi kuqezi pas suksesit kundër Leçes erdhën nga Alvaro Morata, i cili foli për “Sky”. Spanjolli ishte në dyshim për ndeshjen e sonte për shkak të bursistit, por Paulo Fonseka vendosi të rrezikonte gjithsesi.

MORATA

Sulmuesi hapi ndeshjen kundër Leçes, më pas doli i dëmtuar në minutën e 55-të, i zëvendësuar nga Loftus-Çik. Ka qenë vetë 31-vjeçari që ka komentuar gjendjen e tij fizike duke deklaruar se: “Jam mirë, jam pak i lënduar, por asgjë serioze.

Nuk kam qenë në turne më skuadrën, nuk kam bërë shumë stërvitje dhe dëmtime të tilla janë deri dikur normale. Që tani po ndihem mirë dhe dalja ime nga loja ishte vetëm një masë paraprake për të mos rrezikuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"