Mori topin në Champions pas tripletës, sulmuesi i Dortmundit falenderon në gjuhën shqipe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2024 | 9:35

Mori topin në Champions pas tripletës, sulmuesi i Dortmundit falenderon në gjuhën shqipe

Karim Adejemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren mbrëmë të Dortmundit përballë Sëlltik. 7 me 1 fitoi klubi gjerman në Ligën e Kampioneve dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adejemit.

Karim

Pas fitores fitoi dhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të dhe topin e ndeshjes, për shkak të tripletës së shënuar. Nuk mund të mungonte më pas një foto me topin e marrë.

“Flm o bir”, shkruan Adejemi në postimin e tij ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”. Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtarja Loredana.

Karim Adeyemi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"