Moriero në debutim kundër Vllaznisë, Laçi kërkon sot fitoren e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 9:10

Moriero në debutim kundër Vllaznisë, Laçi kërkon sot fitoren e parë

Laçi do të presë sot Vllazninë në orën 14:00, në një ndeshje që përkon me debutimin e trajnerit italian, Françesko Moriero.francesco-Moriero-e1591978848579Ky i fundit vëzhgoi skuadrën në kushte loje të shtunën e kaluar në miqësoren kundër Valbonës, ku Laçi fitoi 1-0 falë golit të Melos. Italiani dha indicie se do të bëjë pak ndryshime në formacion, në krahasim me paraardhësin e tij, Armando Cungu. Risia e vetme mund të jetë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Kofi Kuame Nikolas.

18-vjeçari u aktivizua titullar kundër Valbonës, ndërsa bëhet fjalë për një sulmues të shpejtë, i cili deri më tani ka marrë vetëm 23 minuta aktivizim me fanellën e Laçit në ndeshjen kundër Dinamos.

Në pozicionet e tjera Moriero pritet të konfirmojë lojtarët që ka përdorur më shpesh ishtrajneri Cungu. Ndërkohë, Laçi-Vllaznia do të luhet pa praninë e tifozëve, pasi fusha e klubit kurbinas është e dënuar nga Disiplina.RYTRUPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"