Moriero si kirurg për kurbinasit, por Laçit i mungon bomberi
Italiani Moriero duket sikur ka ardhur nga Italia me bisturi në duar dhe si një kirurg i vërtetë ka arritur të kthejë në jetë laçianët.
Skuadra bardhezi ka arritur të mposhtë Egnatian dhe Vllazninë, si dhe t’i marrë një barazim Tiranës në sekondat e fundit. Kurbinasit kanë shkuar në kuotën e 10 pikëve, duke u ngjitur të nëntë dhe lënë pas Bylisin.
Por nëse do të evidentonim një dobësi të bardhezinjve, është mungesa e një bomberi. Në dhjetë gola të shënuar në total, kurbinasit i kanë një shpërndarje të çuditshme sa u përket golashënuesve. Indrit Prodani, Enriko Papa, Agan Mjaki, Arlind Kurti, Amadu Traore, Leo Ballhysa dhe Envi Boçka kanë shënuar nga një gol, teksa një tjetër është shënuar me autogol të Zharmunit të Tiranës.
Shënuesi më i mirë i ekipit është Kordeiro, me dy gola. Në total kanë shënuar tetë lojtarë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"