MOSHAT U-17/ Vllaznia shkatërron Partizanin me 5 gola, Apolonia mposht Teutën. Ja rezultatet
Janë luajtur ditën e sotme, 3 ndeshjet e Kategorisë Superiore për 17-vjeçartët, të vlefshme për javën e tetë.
Në grupin A, Vllaznia ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Partizanin, me të kuqtë që mbeten në vendin e fundit me vetëm 2 pikë, ndërsa shkodranët ngjiten në vendin e 6-të në kuotën e 10 pikëve.
Internacional Tirana triumfoi me rezultatin 3-1 Shkëndijën e Durrësit.
Në grupin B, Apolonia ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Teutës. Fierakët morën një fitore shumë të rëndësishme, që i ngjit në vendin e dytë me 16 pikë.
Grupi A
Partizani-Vllaznia 1-5
Gjeta 73’/ Matija 42’, Dodaj 44’, Cungu 69’, Kodra 70’, Boshti 89’
Internacional Tirana-Shkëndija e Durrësit 3-1
Guci 25’, 60’, Syla 62’/ Mala 41’
Grupi B
Teuta-Apolonia 0-1
Abazaj 39’
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"