Mota me ritmin e Alegrit, trajneri i Juventusit është “i dashuruar” me barazimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2024 | 23:10

Mota me ritmin e Alegrit, trajneri i Juventusit është “i dashuruar” me barazimet

Barazimi ndaj Interit karikoj ambientin e Juventusit, por ai ndaj Parmës bëri totalisht të kundërtën.

mota

Humori pas barazimit me Parmën ka ndryshuar shumë dhe madje janë ngritur shumë hije dyshimi për skuadrën dhe Tiago Motën. Por barazimet në vitin 2024 kanë qenë në modë te Juventusi dhe këtë trend duket se po ndjek edhe Tiago Mota. Në 30 ndeshje të luajtur nga vitin 2024 në Serinë A, Juventusi ka barazuar plot 16 prej tyre, më shumë se gjysmat.

Sigurisht që shumica e këtyre barazimeve i atribuohet Alegrit i cili në 20 ndeshje të luajtura në Serinë A për vitin 2024 barazoi gjysmat e tyre, 10. Por edhe nëse shohim trajnerin aktual të Juves, situata është e ngjashme, madje pak më keq.

Mota ka zhvilluar 10 ndeshje në kampionat dhe ka fituar 4 e ka barazuar 6, vetëm se në këtë rast mund të justifikohet me hapjen e një cikli të ri. Megjithatë, të barazosh më shumë se gjysmën e ndeshjeve te Juventusi nuk është diçka shumë e këndshme, madje të shtojnë presionin edhe më shumë.

Mota duhet ta ndryshojë këtë trend që po ndjek, sidomos tashmë që vendi i parë është 7 pikë larg dhe gara për titullin kampion mund të vështirësohet me kalimin e kohës. Lajmi i vetëm i mirë për Motën është se ende nuk ka humbur në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"