Mota pas barazimit të Juventusit: Ekipi më pëlqeu, Lilë bëri mjaft mirë
Ka një pendesë të madhe në sytë e Tiago Motës për mungesën e fitores ndaj Lilës në sfidën e katërt të Ligës së Kampioneve. Pas barazimit 1-1 trajneri bardhezi u shpreh për mediat se priste një tjetër rezultat edhe pse loja e skuadrës i pëlqeu.
“Ne donim një tjetër rezultat. Kemi krijuar shumë raste të mira për ta pasur fitoren, por në fund ka përfunduar 1-1. E them këtë gjë sepse jam shumë i kënaqur nga paraqitja e skuadrës”.
GABIMET- “Në fazën ofensive në 20 metrat e fundit mund të bënim më mirë, sidomos në pjesën e parë. Lilë ishte një skuadër që po na priste dhe kërkonte të na kapte në befasi me anë të kundërsulmeve. Lilë e dinte çfarë duhet të bënte dhe e bëri mjaft mirë. Ishte një ndeshje e bukur, por tani le të fokusohemi te ndeshja e radhës”.
NDESHJA- “Kur pëson një gol ka gjithmonë një gabim që e shkakton atë, por në përgjithësi ishte një ndeshje e luajtur mirë nga skuadra dhe duhet të vazhdojmë atë që jemi duke bërë. Ndaj Lilës ishte e vështirë të sulmojë, por ne kemi bërë mjaft mirë sidomos nga krahët. Jam i kënaqur me lojtarët”.
JILDIZ DHE KONSEISAO- “Sot i kam hedhur të dy nga minuta e parë sepse ndiheshin mirë, janë në formë dhe Lilë mbyllet shumë si skuadër. Të dy këta lojtarë në duelet një kundër një kanë kualitet për të prodhuar diçka më shumë ndaj skuadrave që mbyllen”, tha ndër të tjera trajneri i Juventusit Tiago Mota.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"