Mota: Vlahoviç është lideri ynë, me këtë mbrojtje fitohen gjëra të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 10:04

Mota: Vlahoviç është lideri ynë, me këtë mbrojtje fitohen gjëra të mëdha

Pas tri barazimeve radhazi pa gola, Juventusi zhbllokohet në Serinë A dhe Tiago Mota mund të buzëqeshë pas fitores 3-0 ndaj Xhenoas.Thiago-Motta-thumb-BolognaTrajneri bardhezi nuk i kursen elozhet për lojtarët e tij, ku kryefjalë padyshim janë rikthimi i Vlahoviçit te goli dhe mbrojtja hermetike. “Në pjesën e dytë kishte më shumë bashkëpunim mes lojtarëve. Gjatë pushimit pas pjesës së parë, lojtarët folën me njëri-tjetrin për të kuptuar se çfarë mund të bënin më mirë. Unë i dhashë këshillat e mia taktike, por nuk është hera e parë që ne e bëjmë këtë gjë. Në këtë ndeshje kanë bërë mirë të gjithë lojtarët dhe kjo është gjëja më e rëndësishme sepse ne kemi një grup të fortë dhe nëse punojnë të gjithë së bashku mund të bëhen akoma edhe më të fortë”, tha fillimisht Mota.

MBROJTJA- “Fakti që nuk pësuam sërish është një e dhënë shumë e rëndësishme dhe që tregon se jemi një skuadër solide. Kjo është meritë e të gjithë lojtarëve duke nisur që nga sulmuesit që ndihmojnë shumë. Faza difensive bëhet si skuadër dhe ne kemi mbrojtur të gjithë së bashku, me shumë bujari për njëritjetrin duke u sforcuar për të rikuperuar topin dhe mos lejonim që të na goditej porta. Mospësimi i golave është thelbësor për të ecur drejt ambicieve tona të mëdha”.

VLAHOVIÇ- “Po kthehet në një lider pozitiv edhe me komunikimin e tij dhe gjuhën e trupit edhe pse në disa raste duhet që të përmirësohet për të qenë në të njëjtin ritëm me shokët e skuadrës. Ai gjithmonë jep maksimumin në fushë dhe stërvitje. E di shumë mirë se sa i rëndësishëm është për ne dhe duhet të vazhdojë kështu”, përfundoi Mota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"