MOTO GP/ Banjaja fiton “Grand Prix” në Portimao, Markez nxjerr jashtë garës pilotin e Aprilas (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 21:48

MOTO GP/ Banjaja fiton “Grand Prix” në Portimao, Markez nxjerr jashtë garës pilotin e Aprilas (VIDEO)

Ishte piloti italian, kampion në fuqi i botës, Françesko Banjaja, i cili me Dukatin e tij, ia doli të triumfojë në Moto GP Portimao. Pranë tij u renditën Maverik Vinales, që e përfundoi i dyti dhe Marko Bezeki që kompletoi podiumin.-640-0-1679849148xfsjnrqywyaa5owi-394

Spanjolli Mark Markezi u fut keq në kthesën e tretë të pistës dhe u përplas me pilotin e Aprilas, Migel Oliveira duke bërë që të dy të mbyllin garën që në fillim.

Për incidentin mes Markezit dhe Oliveiras, kampioni Banjaja shtoi: “Nuk e di se çfarë ndodhi. Gara e parë sigurisht që çon në të qenit pak agresiv. Ata që nuk kanë ritëm gjithmonë përpiqen të qëndrojnë përpara për të qëndruar në sulm dhe kjo mund të jetë pasojë e gjithë kësaj. Shpresoj që Oliveira të jetë mirë dhe shpresoj që të jetë vetëm episodi i garës së parë”.

Por vërshëllimat për Markezin në momentin e daljes nga pista nuk munguan, ndërkohë që drejtuesit e Aprilas kërkuan dënim të spanjollit, në mënyrë që të mos përsëriten më incidente të tilla.

Moto GP/ Francesco Bagnaia fiton Grand Prix në Portimao, çmenduri e

Moto GP/ Francesco Bagnaia fiton Grand Prix në Portimao, çmenduri e

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"