Moviola e Bylis-Dinamo/ Shumë raste të dyshimta, Lata gabon të paktën dy herë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2024 | 8:55

Moviola e Bylis-Dinamo/ Shumë raste të dyshimta, Lata gabon të paktën dy herë (VIDEO)

Ndeshja e gjykuar nga kryesori Florian Lata, me ndihmës Burgun dhe Shazivarin, (Yzeiraj dhe Shahini në VAR) ishte e mbushur me raste të diskutueshme, sidomos në fundin e saj.53Dy gola të anuluar për Dinamon, një për Bylisin dhe më pas i akorduar i vlefshëm, një penallti me VAR për kryeqytetasit dhe një karton i kuq i munguar për vendësit (Abazaj). Lata gabon në të paktën dy raste dhe njëri nga asistentët te goli i Bylisit. I korrigjon teknologjia.

37’ Gudiabi shënon me kokë nga afër portës, por ka një pozicion jashtë loje, që konfirmohet edhe nga VAR-i. Mesfushori duket më i avancuar në momentin e krosit dhe vendimi është i drejtë. (VIDEO) (VIDEO)

66’ Zabërgja rrëzohet në kufijtë e zonës, pas një ndërhyrje të ashpër të Abazajt. Lata vazhdon lojën çuditërisht, kurse Dinamo kërkon penallti. Pamjet tregojnë për një faull neto jashtë zone, ku Abazaj duhej të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë. Vendim i gabuar i kryesorit, ndërsa VAR-i nuk mund të ndërhyjë në këtë rast.

81’ Qardaku shënon për blutë nga shumë afër zonës. Lata e anulon menjëherë golin për prekje të topit me dorë dhe pastaj pret nga VAR-i një konfirmim. Goli nuk vlen. Pamjet nuk janë shumë të qarta, por duket se lojtari shkodran e largon dorën dhe shënon me fytyrë. Vendim shumë i diskutueshëm, më shumë kemi të bëjmë me një gol të rregullt.  (VIDEO)

90+2’ Dinamo kërkon penallti për prekje me dorë të topit nga Treni, pas gjuajtjes së Zabërgjës. Lata sinjalizon goditje këndi, më pas thirret nga VAR dhe shkon të shohë vetë pamjet. Merr disa minuta dhe në fund akordon penallti.  (VIDEO)

90+10’ Bylisi shënon me Bruno, por ka një flamur të ngritur lart. Lata pret VAR-in, që certifikon golin e ballshiotëve. Pamjet tregojnë se lojtari i Bylisit, në momentin e gjuajtjes së Trenit, është në pozicion të rregullt. Vendim i drejtë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"