Moviola e Bylis-Partizani/ Ndeshje e qetë, Yzeiraj merr vendime të sakta (VIDEO)
Ndeshja e djeshme mes Bylisit dhe Partizanit u gjykua nga kryesori nga Patosi, Olsion Yzeiraj, i cili tregoi mjaft autoritet dhe ishte i saktë me vendimet e marra përgjatë ndeshjes.
Në momente të dyshimta ai mori vendimin e duhur, bashkë me asistentët e tij.
23’ Bylisi kërkon penallti për prekje me dorë në zonë nga ana e një prej mbrojtësve të Partizanit. Pamjet i japin të drejtë gjyqtarit Yzeiraj, që lejoi vazhdimin e lojës. (VIDEO)
50’ Keko arrin të shënojë, por ka dyshime për pozicionin e tij në momentin e pasimit të fundit. VAR merr kohë për të shqyrtuar rregullsinë e golit dhe pas tre minutash certifikon shifrat 2-1. Pamjet tregojnë se Keko ka qenë i pozicionuar si duhet dhe gjyqtarët e fushës kanë marrë vendimin e duhur. (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"