Moviola e Dinamo-Partizani/ Disa raste për diskutim, por Hamiti e zgjidh që në fushë (VIDEO)
Derbi ishte një ndeshje që prodhoi disa raste të dyshimta për penallti, por në përgjithësi u menaxhua mirë nga kryesori Hamiti dhe ndihmësit e tij, ku nuk u desh as ndërhyrja e teknologjisë për të marrë vendimet.
11′ Partizani pretendon për penallti për një prekje të topit me dorë në zonë nga ana e Ditës. Gjyqtari vijon lojën, por pret njëkohësisht edhe një konfirmim nga sistemi VAR, me Xhajën, që konfirmon atë që dha kryesori në fushë. Nga pamjet nuk duket se ka prekje të topit me dorë dhe është vendim i drejtë i Hamitit. (VIDEO)
14′ Aliji fut një top në zonë, që prek Bytyçin dhe dinamovitët pretendojnë për penallti për një prekje me dorë, por gjyqtari me të drejtë vijon lojën. VAR-i në këtë rast nuk ndërhyn.
20′ Lorran fut topin në zonë që largohet nga Sembene dhe pretendohet prekje me dorë. Arbitri me të drejtë vijon lojën, ndërsa nuk ka ndërhyrje as nga sistemi VAR. Sembene e prek topin më bërryl, por është brenda cilindrit të trupit dhe konsiderohet korrekte. (VIDEO)
63′ Mba shënon gol për Partizanin, por anësori akordon pozicion jashtë loje. Me të drejtë vijon aksioni deri në fund, por pozicioni është i dukshëm dhe konfirmohet nga sistemi VAR. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"