Moviola e Egnatia-Borac/ Mareska i prerë, vetëm dy episode të dyshimta (VIDEO)
Ndeshja është gjykuar me kompetencë nga kryesori italian Mareska, i cili nuk toleroi ndërhyrjet e ashpra, sidomos të lojtarëve të Borac, duke i ndëshkuar me të verdhë, por edhe trajnerin e boshnjakëve, të cilin e ndëshkoi me karton të kuq. Dy janë momentet e diskutueshme të kësaj ndeshjeje, ku arbitri italiani duket se ka marrë vendime të sakta.30’ Lukiç barazon rezultatin për boshnjakët, ndërsa rrogozhinasit protestojnë për një faull në mesfushë ndaj Ibrahimoglu gjatë aksionit, por VAR konfirmon vlefshmërinë e golit. Kontakti duket shumë i lehtë. (VIDEO)
66’ Kasa futet në zonë mes dy mbrojtësve nga e djathta, rrëzohet dhe kërkon penallti, por Mareska vazhdon lojën. Ka një kontakt mes sulmuesit dhe njërit prej mbrojtësve boshnjakë, por realisht është shumë i lehtë dhe për arbitrin italian nuk ka penallti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"