Moviola e Egnatia-Tirana/ Mungon një i kuq, dyshime për golin e Ndrecës (VIDEO)
Në ndeshjen e djeshme mes Egnatias dhe Tiranës, kanë qenë tre rastet për moviolë. Në një rast, gjyqtari ka kursyer të kuqin ndaj Lushkjes.
Goli mund të jetë faull, ndërsa ka një rast Zharmuni-Veseli ku lojtarët godasin njëri-tjetrin, i pa dhënë nga regjia e ndeshjes. Gjykonte treshja A. Koçi, F. Lama, F. Korreshi dhe në VAR e AVAR, K. Shahini – S. Dyrmishi.
Minuta e 40-të: Kros i Lushkjes, topi shkon në qendër të zonës. Ndreca shtyn topin në rrjetë dhe 1-0 për Egnatian. Pamjet lënë të kuptohet se ka një prekje të topit me dorë të Bakajokos, para se sfera të shkojë te Ndreca. Mund të jetë faull dhe goli duhej anuluar. (VIDEO)
Minuta e 76-të: Ndërhyrje e ashpër e Lushkjes ndaj Haxhiut në mesin e fushës. Intensiteti ka qenë i fortë dhe duhet të ishte karton i verdhë për lojtarin e Egnatias. Automatikish i kuq, pasi Lushkja e kishte një karton. Gabim i Koçit.
Minuta e 79-të: Zharmuni dhe Veseli mbahen dhe goditen me njëri-tjetrin. Regjia jep vetëm një çerek pamje dhe nuk përsërit rastin. Koçi ndal lojën dhe kërkon kontrollin nga VAR, por më pas e konsideron gjithçka të rregullt. Rast shumë i diskutueshëm, por mungojnë pamjet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"