Postuar: Nëntor 11, 2024 | 22:14
Moviola e Egnatia-Vllaznia/ Lejohen edhe bërrylat, Lata drejton si anglez
Ndeshja mes Egnatias dhe Vllaznisë, e gjykuar nga kryesori Lata, nuk pati ndonjë rast flagrant për moviolë.
Ajo që duhet veçuar ka të bëjë me faktin se bilbili “durrsak” lejoi vazhdimisht dyluftimet e ashpra dhe vazhdimin e lojës edhe pas ndonjë ndërhyrjeje të ashpër.
Në minutën e 74-t pati edhe një goditje me bërryl të Ahmetajt ndaj Krymit, ku Lata akordoi faull, por mungon kartoni i verdhë për lojtarin e rrogozhinasve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"