Postuar: Shtator 13, 2024 | 9:04
MOVIOLA E ELBASANI-LAÇI/ Bastari vepron drejt, s’ka penallti për verdheblutë (VIDEO)
Dy momente të kësaj ndeshjeje kanë ngritur dyshime, dy pretendime për penallti, nga një për secilën skuadër, por kryesori Erjon Bastari ka vepruar drejt në të dy rastet.
23’ Leo Melo rrëzohet në zonë dhe elbasanasit kërkojnë penallti, por Bastari vazhdon lojën. Gjyqtari thirret nga VAR-i dhe konstaton një prekje të topit me dorë nga sulmuesi vendës, para se të bëhet kontakti me mbrojtësin, kështu që bien poshtë pretendimet për penallti.
SHIH VIDEON
53’ Ka pretendime për penallti nga Laçi, për prekje topi me dorë në zonë, por mbrojtësi elbasanas tregohet i kujdesshëm dhe e mban dorën ngjitur me trupin. Nuk ka penallti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"