Moviola e Elbasani-Partizani/ Dyshime dhe interpretime, vendësve i mungon penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2024 | 18:43

Moviola e Elbasani-Partizani/ Dyshime dhe interpretime, vendësve i mungon penallti (VIDEO)

Ndeshja mes Elbasanit dhe Partizanit, e gjykuar nga Florjan Lata u përfshi nga disa episode të dyshimta dhe të interpretueshme. E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se mungon një penallti për vendësit, teksa nuk mungojnë as momente të tjera të diskutueshme.

WhatsApp Image 2024-10-21 at 10.03.01

23′ Rrapaj fiton një top në duel me Dros dhe më pas shërben për Zekën, që tund rrjetën. Elbasanasit pretendojnë për faull të Rrapajt kur rrëmben topin. VAR-i e rishikon dhe lë në fuqi vendimin e Latës në fushë. Episod i dyshimtë, por më së shumti duket sikur Rrapaj i ka fituar hapësirën kundërshtarit dhe i ka marrë topin.  (VIDEO)

40′ Në të 40-ën Dros ndërhyn me takë ndaj Carës nga mbrapa, me vonesë. Lata e ndëshkon me të verdhë. Moment i interpretueshëm, pasi është një ndërhyrje mes dy kartonëve.

45+3′ Rrapaj shënon për 1- 2, por anësori e anulon për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë, që më pas konfirmohet edhe në VAR.  (VIDEO)

90′ Elbasani shënon në minutën e 90-të, por gjyqtari e anulon. Sembene dhe Gjoni kapen me njëri-tjetrin dhe sulmuesi shërben në qendër, para se të shënohet nga Lajthia. Lata e anulon për faull. Kapje fanellash ka, por nga të dyja anët, çka përbën sërish një duel të interpretueshëm. Më së shumti anon në të drejtë të Latës, pasi Gjoni është i pari që nis kapjet, por arbitri duhej të kishte fërshëllyer më parë dhe jo në momentin e fundit.  (VIDEO)

90+5′ Përplasje në zonën e Partizanit. Fillimisht Gjoni ul një top me gjoks dhe Piloto ngre këmbën i shkujdesur dhe godet sulmuesin në dorë. Gjoni reziston dhe më pas rrëzohet në zonë pas një dueli me Bytyçin. Lata, por çuditërisht edhe VAR-i lejojnë vijimin e lojës, por pamjet tregojnë për penallti. Gjoni luan me topin dhe kërkon të vendosë këmbën në tokë, por Bytyçi e godet në gju dhe e merr me vete për tu rrëzuar të dy. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"