Moviola e Elbasani-Teuta/ Debutim pozitiv i arbitrit Vrapi
Arbitri i kolegjiumit të Tiranës, Daniel Vrapi, kishte debutimin e tij në një ndeshje të Superiores dhe në tërësi mund të thuhet se shkoi mirë, edhe për faktin se nuk pati shumë raste të diskutueshme dhe as protesta të skuadrave në fushë.Në ndeshjen e mbrëmshme, Elbasani-Teuta 3-0, në dy momente ka qenë asistenti Denis Rexha, i cili ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje në pjesën e dytë, kur në fakt edhe mund ta lejonte përfundimin e aksionit dhe më pas të rishihej në VAR.
Një ndeshje, ku teknologjia nuk u përdor në asnjë moment, çka tregon se edhe rastet e dyshimta kanë qenë me pikatore dhe jo të rëndësishme.
Gjithsesi, loja e skuadrave në fushë ua bëri edhe më të lehtë gjykimit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"