Moviola e Kukësi-Egnatia/ Xhaja gabon te penalltia, por korrigjohet nga sistemi VAR (VIDEO)
Finalja e Kupës së Shqipërisë i ishte besuar gjyqtarit Juxhin Xhaja me asistentët Denis Rexha dhe Arbër Zalla, ndërkohë i katërt ishte Eldorjan Hamiti.
Në dhomën e VAR-it monitoronte Kreshnik Barjamaj dhe Florjan Lata.
Rasti i parë për moviolë është në minutën e 74-t. Salami në zonë harkon në qendër ku Malota largon sferën. Verilindorët kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë, por për gjyqtarin dhe VAR nuk ka asgjë. Momenti i dytë është penalltia e akorduar për Egnatian.
77’ Gjuajtje e fortë e Fangajt, Mingo devijon sferën, teksa Xhaja vijon lojën. Aksioni vazhdon dhe vetëm pasi ndalet loja, gjyqtari sinjalizohet për të parë VAR-in, pasi ka një prekje me dorë. Nga pamjet shihet se Mingo ka hapur dorën dhe ka devijuar topin, teksa në atë moment ndodhet brenda në zonë. Pasi rishikon pamjet, kryesori akordon penallti për Egnatian. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"